Aktori i njohur Leonardo Di Caprio u takua me miliarderin Jeff Bezos dhe të dashurën e tij në Muzeun e Artit në Los Anxhelos. Pamjet nga takimi i tyre po bëjnë xhiron e rrjetit pasi e dashura e Jeff Bezos, Lauren Sanchez u mahnit pas aktorit.

Shikimet e saj u komentuan si flirt dhe e gjitha skena ndodhi në sy të vetë Bezos, i cili vendosi që këtë situatë ta kalonte në mënyrë komike.

Miliarderi postoi një foto të tij afër një tabele që shkruhet: Rrezik! Shkëmb i thepisur, rënie fatale.

Më pas ai i drejtohet aktorit të njohur: “Leo, hajde këtu, dua të tregoj diçka!


