Nga Shqipëria / E Martë 9 Nëntor 2021, 13:01

Më në fund: Ja kur del seriali 'H.O.T' në Youtube

Nuk keni mundur ta ndiqni "H.O.T" në televizor? Kemi një lajm të mirë për të gjithë ju që mezi prisnit ta shihnit. Përmes një videoje në faqen e serialit H.O.T në Instagram, Ermali ka njoftuar se tani e tutje serialin mund ta ndiqni edhe në Youtube.

Seriali do të publikohet sot në 16:30 në kanalin zyrtar në Youtube të Ermal Mamaqit (Kliko këtu).

Mos harroni të abonoheni për të ndjekur çdo episod të ri dhe pjesë kulminante nga seriali.

Kujtojmë që "H.O.T" vjen me një kast aktorësh shumë të njohur, me producent Ermal Mamaqin e Dritan Huqin dhe autorë Klaudia Brahimajn e Bjordi Mezinin.