Mbrëmjen e 5 Nëntorit Elbasani u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku 24 vjeçari Ardit Hida qëlloi për vdekje me thikë 28-vjeçarin Florenc Kovaçi dhe i plagosi rëndë të vëllain 19-vjeçar, Mikel Kovaçin.
Shkak i sherrit mes djemve u bë motra 14-vjeçare e autorit të krimit, e cila kishte lidhje intime me 19 vjeçarin. Në një deklaratë ekskluzive për “Shqipëria Live", Top Channel, gjyshja e autorit pretendon se dy vëllezërit Kovaçi ia merrnin mbesën, e drogonin dhe e shfrytëzonin për prostitucion.
"Ka vrarë Mikelin dhe Florencin tha, shumë mirë ia ke bërë i thashë. Djali erdhi në shtëpi dhe nuk tha që ka bërë krim. Të dy vëllezërit kanë dashur ta conin për prostitutë. E shpërndanin në grup këta. E shfrytëzonin vajzën si prostitutë në Elbasan. Nuk vinte në shtëpi, e linin në rrugë se e drogonin. I thoja hajde, po e drogonin dhe prapë me horrat rrinte.
E kam denoncuar në polici ka 1 vit e gjysmë dhe nuk e kanë marrë për bazë. E kam denoncuar 100 herë. Vajza vinte e shqetësuar, ose nuk vinte fare, rrinte andej. Jeta ka qenë me halle, herë me bukë, herë pa bukë. Vajza është në klasë të tetë këtë vit, e la shkollën fare. Djalit i lumshin duart, edhe policisë i thashë më jep armën sepse do ti vras të gjithë si familje", është shprehur gjyshja.
