Në puntatën e sotme të “Përputhen” u transmetua një videomesazh nga Alvisa pas deklaratave të forta në “Prime”.

Ajo falenderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe tha se do kthehet së shpejti në program për të treguar versionin e saj të plotë.

“Uroj të jeni mirë! Ndjesë për syzet po jam në gjendje pak jo të mirë! Dua t’ju kërkoj ndjesë të gjithëve për të gjithë situatën që po shikoni dhe po dëgjoni pasi është një situatë shumë e shëmtuar. Në të njëjtën kohë dua të falenderoj familjen, disa prej konkurrentëve, Albin, Bashkimin, Melikun e disa të tjerë që më kanë mbështetur, dua të falenderoj produksionin e veçanërisht Olsën, e cila ka qenë një mbështetje e madhe për mua këto ditë. Kam nevojë për qetësi dhe së shpejti, për pak kohë do kthehem aty për të dhënë versionin tim”, shprehej Alvisa.

Kujtojmë se në “Prime” Alvisa deklaroi se Hyseni e kishte dhunuar, kërcënuar dhe përndjekur. (Lexo këtu)




