Nga Shqipëria / E Hënë 8 Nëntor 2021, 18:06

Vrasja e të riut në Elbasan, motra e autorit: Pija drogë, Mikeli më dhunonte

Mbrëmjen e 5 Nëntorit Elbasani u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku 24 vjeçari Ardit Hida qëlloi për vdekje me thikë 28-vjeçarin Florenc Kovaçi dhe i plagosi rëndë të vëllain 19-vjeçar, Mikel Kovaçin. 

Shkak i sherrit mes djemve u bë motra 14 vjeçare e autorit të krimit. “I jepnin alkool dhe lëndë narkotike. Në momentin që i takova më ofenduan rëndë, u kërkova të mos kishin kontakte me motrën time”, deklaroi Hida në polici. 

Ndërkohë “Abc News” ka siguruar dëshminë e 14 vjeçares, e cila kishte lidhje intime me Mikel Kovaçin. Ajo ka treguar se largohej shpesh nga shtëpia për të qëndruar me 19 vjeçarin dhe me të po ashtu shoqërohej edhe viktima Florenc Kovaçi, por gjatë këtyre veprimeve ishte nën efektin e lëndëve narkotike.

Burime për “ABC News” kanë bërë të ditur se Florenci i kishte dërguar Ardit Hidës një video intime të motrës së tij dhe kjo e kishte shtyrë drejt aktit ekstrem.  Ndërkohë 14-vjeçarja është shprehur se nuk ishte në dijeni që ekzistonte një video.

Intervista e plotë:

“Konflikti, unë për të ndenjur me Mikel Kovacin dhe shoqërohesha aty edhe me Florenc Kovacin, kundërshtoja familjen time dhe ikja prej shtëpie. Patjetër që kur i bëja këto isha nën efektin e lëndëve narkotike”

– Kur thoni lëndë narkotike, çfarë substancash keni përdorur?

“Hashash ka përdorur vetëm këtë lëndë.”

– Me thotë një anëtar i familjes tënde. Që viktima në këtë rast i ka dërguar një video Arditit dhe është kjo video me momente intime tuajin që ka bërë që Arditi të marrë këtë vendim dhe të godas me thikë Mikelin. Sa e vërtetë është kjo?

“Tek kjo pjesa nuk kam dijeni. Pasi e thanë shefat e komisariatit e mora vesh. Nuk e dija fare këtë pjesë. Se në fillim kanë bërë një sherr dhe më pas ka ndodhur ngjarja. Pasi erdhi herën e dytë.”

– Ke denoncuar ndonjëherë në polici Mikelin?

“Po , familja ime po”

-Po pse vazhduat me Mikelin, kur e dinit që kjo situatë do të agravonte?

“As vetë nuk e di. As vetë.”

– Si e ke njohur Mikelin? A ka ushtruar dhunë ai ndaj teje?

“Disa herë. Kanë qenë për arsye koti. Me shenja të nxira. Nuk kam denoncuar”

– Po të kishit denoncuar e dinit që kjo situatë nuk do ndodhte?

“E di. Nuk do ndodhte”

“ Jam e vetëdijshme për çdo lloj gjëje. Sigurisht më vjen keq për vëllanë. Se me atë jam rritur. Arditin e kisha me tepër se vëlla e kisha mama, baba të gjitha me pak fjalë.”

“Jam e vetëdijshme!”

– Në lagje ke pasur ngacmime të tjera? Dhe i keni denoncuar?

“Po është e vërtetë. Se di pse mua. Nuk e di është thjeshtë rastësi le të themi se kur kanë qenë denoncimet kam qenë 11-12 vjeç. Rrija vetëm në shtepi dhe me gocat e lagjes. Tani nuk po shkoj më në shkollë”

– Pse nuk po shkon?

“Nuk ka të bëjë aty. Por për ca kohë nuk jam në gjenjde të vazhdoj. Mund të kaloj në gjendje…Fajin e kam vetë. Nuk kanë qenë vendime të sakta për moshën dhe zgjedhjen time. 

Burimi: "ABC News"