Nga Shqipëria / E Hënë 8 Nëntor 2021, 17:05

Njërin vëlla e vrau, tjetrin e plagosi, 24-vjeçari: Më drogonin motrën, mua më ofenduan...

Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg 24-vjeçarin Ardit Hida, i cili vrau me thikë Florenc Kovaçin dhe i plagosi rëndë të vëllain, Mikel Kovaçin. 

Gazetari Aldo Kozarja ka raportuar për “ABC News” se Hida ka thënë në sallën e gjyqit se i ka goditur vëllezërit pasi i ngacmonin dhe i drogonin motrën 14-vjeçare. 

“I jepnin alkol dhe lëndënarkotike. Në momentin që i takova më ofenduan rëndë, u kërkova të mos kishin kontankte me motrën time”, mësohet të ketë deklaruar ai.