Nga Shqipëria / E Hënë 8 Nëntor 2021, 16:04

'Green Pass' për të hyrë në lokale? Flet ministrja Manastirliu

Pak ditë më parë ministrja Ogerta Manastirliu tha se edhe në Shqipëri mund të ndiqet modeli i vendeve europiane, ku për të hyrë në lokale apo në strukturat e shërbimit do duhet që qytetarët të kenë “Green Pass”, ose certifikatën e vaksinimit. 

Ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave Manastirliu u shpreh se ky model është ende vetëm jo opsion dhe jo diçka e sigurt.

“Ne po e shohim që Europa është epiqendër e virusit dhe rritja e rasteve ka çuar edhe vende si Austria të që përfshijnë “Green Pass” në masat për reduktimin e përhapjes së COVID. Ne jemi duke e vlerësuar, është një opsion, por duhet të kemi të gjithë garancitë e zbatueshmërisë së tij, nuk ka asnjë vend që të ketë një polic për cdo qytetar për  zbatimin e masave, por këtu ka të bëjë shumë aspekti i përgjithshëm i ndërgjegjësimit për vaksinimin”, tha ajo.