Dita ka nisur me një zarf të zi në shtëpinë e “Big Brother Vip”. Këtë herë njoftimi zyrtar i “Vëllait të Madh” lidhej me njërin prej banorëve. Igli Zarka ka vendosur të lërë menjëherë lojën.

Shkak është bërë një gjendje e rënduar shëndetësore, e cila kërkoi shërbim të menjëhershëm spitalor.

Nuk dihet ende se cila ka qenë arsyeja që Igli është ndjerë keq.



