Loredana dhe Don Xhoni pritet të sjellin së shpejti bashkëpunimin e tyre të parë. Dyshja kanë bërë me dije nëpërmjet rrjeteve sociale se tashmë kanë nisur dhe xhirimet e videoklipit në Ferizaj, mirëpo janë përballur me policinë.

Në një video që ka qarkulluar në mediat sociale, shihet teksa policia e Kosovës ndërpret xhirimet. Mesa duket ekipi xhirues nuk ka pasur leje për shfrytëzim të hapësirës publike për xhirim, ashtu siç e përcaktojnë rregullat dhe ligjet.
View this post on Instagram
Vetë reperi ka treguar përmes një postimi në instastory se janë dënuar, megjithatë nuk shfaqet i shqetësuar duke falenderuar mikun e tij që i ka sjellë për të ngrënë dhe shpreh respekt për policinë e Kosovës.



