Nga Shqipëria / E Hënë 8 Nëntor 2021, 10:10

Ndahet nga jeta aktori i njohur i telenovelës 'Rebelët'

Një lajm i trishtë vjen për një nga aktorët më të njohur nga telenovelat meksikane. Është ndarë, nga jeta aktori Enrique Rocha, të cilin e kemi parë në shumë telenovela, ndër to dhe "Rebelët".

Rocha vdiq në moshën 81 vjeçare, për arsye që ende nuk janë bërë publike.

Përpos tek "Rebelët", aktorin e kemi parë edhe në shumë telenovela në role negative, si: "Zemër e egër", "Dy Gra nje rruge", "E drejta per te dashur", "Per nje puthje", "Rruget e dashurise" dhe së fundmi në "Dashuri të vërteta".

Aktori la pas një djalë.