Nga Shqipëria / E Diel 7 Nëntor 2021, 21:09

E ndoqët? Ja çfarë ndodhi në episodin 3 të serialit H.O.T

Mbrëmjen e sotme u transmetua episodi i tretë i serialit “H.O.T”, i cili tashmë të dielave i ka mbërthyer të gjithë pas ekranit. Pasi kapi mat Danin me Norën, Amanda largohet mes lotësh. Ajo vendos të shkojë jashtë vendit për tu qetësuar e për të kuptuar çfarë ndjen vërtet për Danin.

Dani nga ana tjetër ndihet fajtor dhe rikthimi i Norës ia trazon mendimet. Pranë i gjendet i ati, i cili i kujton se Nora e la për të ndjekur ëndrrën e saj ndërsa Amanda ka qëndruar pavarësisht situatave.

Si të mos mjaftonin problemet e dashurisë, Dani has probleme edhe në agjenci për shkak të Alketës, e cila ka synimet e saj dhe dëshiron ta heqë qafe Danin.

Nora nga ana tjetër takohet me vëllain e Amandës që po komploton kundër Danit.

Genti insiston të dalë në takim me Lorin dhe ajo pranon, por sigurisht me një kusht: në restorant të shtrenjtë.

Dani kupton se nuk dëshiron ta humbë Amandën dhe kur mëson nga Lori që ajo po shkon jashtë vendit, niset për në aeroport. A do ta ndalojë Dani Amandën të largohet? Po takimi i Gentit me Lorin si do shkojë? Mbetet për t'u parë të dielën ora 20:00 në TV Klan.