Në një vlog të publikuar në Youtube Sara Hoxha ka shuar kureshtjen e fansave për pyetje të ndryshme. Një prej tyre e ka pyetur “Cila pjesë e trupit të Ledrit të pëlqen më shumë? Po Ledrit tek ty?”

Pa u menduar gjatë Sara ka treguar se Ledrit te ajo i pëlqejnë më shumë sytë, siç e ka thënë dhe vetë, ndërsa asaj i pëlqejnë duart e reperit.

“Siç e ka thënë dhe vetë, Ledrit i pëlqejnë sytë te unë. Ka qenë gjëja e parë që ka vënë re dhe vazhdon akoma të jetë ashtu…më duket. Ndërsa mua më pëlqejnë duart te Ledri. Duart i ka shumë të bukura, përveç gjërave të tjera që më pëlqejnë patjetër, duart ia kam vënë re që në fillim”, është shprehur ajo.






