Nga Shqipëria / E Diel 7 Nëntor 2021, 16:04

Nga dasma me Ledrin te shtatzënia, Sara Hoxha i thotë të gjitha

Sara Hoxha ka publikuar një vlog në Yotube, ku i është përgjigjur pyetjeve nga më të ndryshmet, të cilat zakonisht i shmang.  

Nga dasma me Ledrin, deri te shtatzënia e planifikuar, Sara i ka thënë të gjitha.  “A do bëni dasmë dhe si do e bëni?”, ishte një ndër pyetjet. 

“Ne kemi qejf të bëjmë një dasmë, por nuk e kemi vendosur akoma a do të bëjmë një dasmë shumë të madhe, apo do të bëjmë një dasmë të vogël, private, modeste dhe të thjeshtë, siç dua unë”, është përgjigjur Sara. 

“Shtatzëni e menduar apo ndodhi rastësisht?”, ishte një pyetje tjetër. 

“Shtatzënia ishte e menduar. E menduar sepse ne kishim një vit që provonim dhe nuk po ndodhte, por ndodhi në një moment që ne nuk e prisnim fare dhe na lumturoi akoma shumë fakti që ne nuk e prisnim në atë moment që ndodhi, kështu që çdo gjë ndodhë për një arsye”, ka treguar ajo.

Partnerja bukuroshe e Ledrit ka zbuluar gjithashtu se lindja e Poem e ka ndryshuar për mirë marrëdhënien e tyre, sepse janë bërë më të Bashkuar.