Nga Shqipëria / E Diel 7 Nëntor 2021, 15:03

Arditi me akuza të forta pas daljes nga 'BBV': Donaldit i fshihen komentet negative

Mbrëmjen e të premtes Arditi doli nga “Big Brother VIP”, ndërsa sot ishte i ftuar në “FanClub”, ku nuk i kurseu ankesat ndaj produksionit, të cilin e quajti të njëanshëm. 

Ai mori shembullin e komenteve të publikut për Donaldin dhe tha “Donaldit i fshihen komentet negative, ndërsa të tjerëve jo. Nuk më vjen mirë kur nuk trajtohem njësoj”. 

Më tej Arditi shtoi se ai ka marrë zarf të zi për thyerje rregullash, ndërsa Donaldi jo, ndonëse ka bërë të njëjtat shkelje. Këngëtari shprehu dhe pakënaqësi se gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP” nuk i është bërë asnjë surprizë. Megjithatë Moderatorja Dojna Mema i tha se as Donaldit nuk i është bërë, pasi Bora kishte shkuar në shtëpi për Semin.