Nga Shqipëria / E Diel 7 Nëntor 2021, 09:09

E trishtë/ Ndahet nga jeta regjisori i njohur shqiptar

Regjisori dhe autori i njohur shqiptar Vladimir Kasaj ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare. “Top Channel” raporton se shkak është bërë Ishemia cerebrale.

Kasaj njihet si autor i shumë filmave artistikë e serialeve televizive si “Flaka e maleve”, “Ditët që sollën pranverën”,“Rikonstruksioni”, “Inxhinieri i minierës”. Ai i kreu studimet në Rumani në Akademinë e filmit rumun.

Realizoi me dhjetëra teledrama me Teatrin Kombëtar, teatrin “Migjeni”, Shkodër, teatrin “Aleksandër Moisiu” Durrës, atë të Korçës apo Elbasanit dhe Fierit si dhe koncertin e madh të ndërrimit të viteve 1980, 1982,1984, 1987 që nga përmasat ishte produksioni më i rëndësishëm i vitit.

Regjisori do të përcillet ditën e sotme për në banesën e fundit në Sharrë.