Pak kohë më parë Alvisa u përplas keq me Arjan Konomin në “Përputhen”, teksa në studio erdhi ish i dashuri i saj Hyseni. Gjatë debatit Arjani e quajti Alvisën “pipiruck”, duke bërë që ajo të dilte nga studioja. Pas saj të gjithë konkurrentët u larguan të indinjuar. (Lexo këtu)

Mbrëmjen e sotme në “Prime” Hyseni nuk ka lënë gjë pa thënë për Alvisën. Mes të tjerash ai ka treguar se kanë qenë të lidhur gjatë kohës së programit, madje kanë qeshur në shtëpinë e tij teksa në televizion është transmetuar debati i saj me opinionistin.

Arjani ka shpërthyer keq ndaj Alvisës pasi ka dëgjuar rrëfimin duke e quajtur të pacipë.
"Ata kanë qenë të lidhur dhe Alvisa me pafytyrësinë më të madhe më akuzonte për gënjeshtër. Kush kishte bërë plane moj e pacipë? Unë apo ti. Më ke bërë të ndihem në jetën time në pozitën më të vështirë. Po ti nuk do t’ia dish. Dhe lot nuk ke. Dhe qarjen e ke të shtirur. Ti nuk qan se nuk ke lot, nuk ke ndjenja", i ka thënë ai mes të tjerash.

Opinionisti është përlotur gjatë këtij momenti dhe ka lënë studion për disa minuta.




