Nga Shqipëria / E Shtunë 6 Nëntor 2021, 22:10

Skandaloze/ Hyseni demaskon Alvisën: I nxjerr regjistrimet para një publiku të tërë

Mbrëmjen e sotme në “Përputhen Prime”, Hyseni i ka shokuar të gjithë me rrëfimin e tij për Alvisën. Sipas deklaratës së ish-konkurrentit, ai dhe Alvisa janë rilidhur gjatë programit.

Ai ka treguar publikisht video dhe regjistrime të Alvisës, teksa kjo e fundit është shprehur “Po dal me Bashkimin se është i preferuari i publikut, jo se më pëlqen. Unë kam vajtur në “Përputhen” për lojë, jo për budalliqe”.

Për më tepër Hyseni ka deklaruar se Alvisa e ka tradhtuar me Bashkimin, sepse gjatë kohës që kanë qenë të lidhur, ajo ka kaluar natën me të.

Hyseni e ka cilësuar Bashkimin si viktimë të kësaj historie, pasi sipas deklaratës së tij, ai nuk ka ditur gjë për raportin e tyre.

“Ne kemi filluar të kemi kontakt me njëri-tjetrin pas fillimit të “Përputhen”, kemi folur, jemi takuar shpesh, lamë që të riktheheshim. Plani i Alvisës ishte të riktheheshim në program, por meqë unë ika nuk u bë. Unë realisht Alvisën e kam dashur shumë dhe kemi qenë në kontakt deri të enjten kur Bashkimi erdhi nga Amerika. Atë natë ajo më ka thënë zemër nuk flas dot sot se do rri te gocat. Edhe familjet tona kanë qenë në dijeni të ribashkimit tonë. Kur Alvisa ka bërë takimin e fundit me Bashkimin familja ime është ndjerë shumë keq. Mami më ka marrë pothuajse duke qarë se si e lë të dashurën tënde të dalë ashtu me dikë tjetër. Kur është bërë takimi me Bashkimin Alvisa më ka thënë që është bërë takim i mirë, por mos e merr për keq. Unë dola me disa shokë, rreth orës 12 kam mbaruar, kur po ktheja kam parë makinën e Alvisës dhe pashë që ishin dy persona, por i kisha larg nuk e dalloja dot dhe ika në shtëpi. Ditën tjetër më erdhën disa foto në 1 të natës nga një adresë fake dhe më kanë thënë që Alvisa sot në këto momente ndodhet me Bashkimin, te shtëpia e tij. Më dërguan adresën dhe shkova. I kam marrë në telefon, por nuk ma hapën. Bashkimit i kam çuar mesazh duke i kërkuar të zbresë për t’i sqaruar situatën se me kë njeri po del, që të mos ishte dhe ai viktimë. Bashkimi më tha “Hysen nuk e di për çfarë nuk e ke fjalën, por është vonë tani”, ka thënë ndër të tjera Hyseni.

Nga ana tjetër Alvisa ka mohuar çdo fjalë të ish të dashurit, ndërsa në lidhje me regjistrimet ka treguar se janë bërë me qëllim vetëm për të qetësuar Hysenin.

Hyseni i tregoi regjistrimet me data, duke e lënë konkurrenten bllof para të gjithëve.