Alvisa dhe Bruno janë përballur mbrëmjen e sotme në “Përputhen Prime”. E nevrikosur, Alvisa ka zbuluar se Bruno e ka çuar një ditë në shtëpi dhe e ka incizuar.

Konkurrentja është shprehur se këtë detaj ia ka thënë Mikela dhe se atë ditë ka diskutuar me Brunon në lidhje me Bashkimin.

Mikela e mohoi deklaratën e saj, ashtu si dhe Bruno.
Alvisa: Më ke bërë një inçizim. Kur më ke thënë që të të çoj në shtëpi, ti në pabesi më ke bërë një inçizim. Këtë nuk e them unë por shumë pjesëtarë. Ti e ke diskutuar me Mikelën. Kur ajo të tha ke gjë për ti nxjerrë, ti the “jo do e nxjerr në fund”.
Mikela: Alvisa asnjë nuk përmendi incizim.
Alvisa: Do të dalë e vërteta. Mikela, e vërteta do të dalë deri në fund. Ti për çfarë i thua?
Bruno: Është gënjeshtër.




