1. Moderatorja Xhemi Shehu tërhoqi vëmendjen e ndjekësve teksa publikoi një foto me Arbana Osmanin, shoqëruar me një dedikim epik. “Me 100 milionshin tim”, shkroi Xhemi, duke u bazuar te komenti i Sabianit për Ilirin në “Big Brother VIP”.

2. Elvana Gjata dhe Capital T njoftuan hitin e tyre të rradhës me anë të një videoje në Instagram. Ato zbuluan pak nga kënga (e cila tashmë është publikuar), pak nga videoklipi dhe datën e publikimit.
View this post on Instagram
3. Dori i “Fiks Fare” dhe partnerja e tij Iva i dhanë fund beqarisë. Moderatori publikoi në rrjete sociale foto nga momenti i kurorëzimit.

4. Besniku festoi ditëlindjen dhe Jonida e uroi publikisht me fjalët më të ëmbla.

5. Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Eduard Kuçi publikoi në rrjete sociale foto me një vajzë e cila u tha të ishte e dashura e tij, mirëpo e fshiu vetëm disa minuta më pas.

6. Në faqen zyrtare të “Big Brother VIP” u bë viral momenti kur Graniti nisi të bënte gati valixhet për t’u larguar nga shtëpia, mirëpo banorët ia ndryshuan mendjen.

7. Bjordi Mezini publikoi promon e episodit 4 të serialit “H.O.T”, i cili do të transmetohet këtë të diel në orën 20:00 në Tv Klan.
View this post on Instagram
8. Bearti surprizoi Jasminën me një buqetë me trëndafila. Këtë e zbuloi vetë ish-konkurrentja e “Përputhen” me anë të një postimi në rrjete sociale.

9. Ish-banori i “Big Brother”, Elhaid Cufi i uroi fitoren artistit Donald Veshaj, duke i dedikuar fjalë shumë të ndjera në rrjete sociale.
View this post on Instagram
10. Bora Zemani theu rrjetin teksa publikoi në Instagram foto me varësen që i dhuroi Donaldi për përvjetor. Ai i vendosi brenda një kutie ëmbëlsirash varësen e tij dhe e hodhi përtej murit të “Big Brother VIP”.

