Nga Shqipëria / E Shtunë 6 Nëntor 2021, 17:05

Akuzohet se përdhunoi të miturën, 53-vjeçari: Nuk është e vërtetë, ajo ka lidhje me një 32-vjeçar

53-vjeçari Kabil Hunda u vu në pranga nga policia pak ditë më parë, nën akuzën e abuzimit seksual me vajzën e mitur të nipit të tij, 16-vjeç. Sipas të ëmës së vajzës, abuzimi ka nisur që para katër vitesh, mirëpo vetëm tani e kanë zbuluar.

Gjykata e Faktit të Gjirokastër e ka lënë në burg 45 ditor Hundën, i cili nga ana tjetër ka deklaruar të jetë i pafajshëm.

Ai ka nxjerrë në skenë një person të tretë, konkretisht një 32-vjeçar nga Libohova. Sipas deklaratës së 53-vjeçarit, e mitura ka pasur dhe ka raporte intime me të.

“Jam shumë i qetë se në përfundim do dali tjetër kush i akuzuar për një vepër të stisur. Jam i bindur që pas kryerjes së analizave në trupin e 16 vjeçares, do zbulohet ADN e një tjetër personi që është 32 vjeç nga Libohova", është shprehur ai.

Burimi: "Abc News"