Nga Shqipëria / E Shtunë 6 Nëntor 2021, 13:01

Bora ka një lajm për 'Përputhen', por të gjithë e kanë mendjen në tjetër vend

Përmes një postimi në Instagram, Bora Zemani i ka kërkuar fansave të mos harrojnë se sot është "Përputhen Prime", duke publikuar edhe një video me pamjen e saj nga puntata e sotme. 

Por fansat e kishin mendjen tjetërkund: tek dhurata e Donaldit. 

Dje Bora dhe Donaldi festonin 3 vjetorin e lidhjes së tyre të dashurisë. E me këtë rast Donaldi nga shtëpia e "Big Brother" vendosi që brenda një kutie ëmbëlsirash të fuste varsën e tij dhe ta hidhte përtej murit. Ai shpresoi se ditën e nesërme Bora do ta gjente këtë pako gjatë ardhjes së saj në ambjentet e institucionit.

"Na trego a e more varëse se gjumi nuk na ka zënë", "A e more dhuratën se na plase", "Na trego varëse atë bëj", janë disa nga dhjetra komentet e shumta në postimin e Borës, ku fansat njëzëri i kërkojnë të tregojë varëse. Vetë Bora ende nuk ka reaguar.