Në spektaklin e mbrëmjes së djeshme Graniti mori një letër nga ish e dashura, për të cilën ka folur shumë gjatë ditëve të fundit. Ish e dashura i kërkoi Granitit të tregonte veten duke shijuar eksperiencën e me pak fjalë ta harronte atë pasi nuk është pjesë e lojës.

"Jam e lënduar, nuk je Graniti që njoh unë. Graniti që njoh unë nuk i jep shpresa një femre për të cilën nuk ka interes të ketë një lidhje. Vazhdo shijoje atë eksperiencë dhe mos harro se unë nuk jam pjesë e saj. Zemrat nuk bëjnë lojra", tha ajo.

Pas kësaj letre Graniti u përlot dhe shprehu sërish se e ka marrë malli që ta takojë. Edhe sot futbollisti teksa fliste me banorët është shprehur se e ka marrë malli për ta përqafuar dhe t'i ndjejë erën.

“Ajo gjithmonë ka qenë kundër kamerave dhe kur e pyeta nëse do vijë të më takoje aty ishte kundër kësaj gjëje. S'i ka pasur qejf asnjëherë. Unë mendoja për të se mos ajo ka keqkuptuar raportin tim me Fifin dhe kjo gjë më mbyste brenda. Më ka marrë shumë malli për ta përqafuar dhe t’ja ndjej erën”, u shpreh ai.





