Nga Shqipëria / E Shtunë 6 Nëntor 2021, 11:11

Rrëzohet avioni, humb jetën këngëtarja e njohur 26-vjeçare

Ka humbur jetën pas një aksidenti ajror këngëtarja braziliane Marilia Mendonca. 26-vjeçarja ka vdekur së bashku me menaxherin dhe ndihmësin e saj kur avioni i vogël me të cilin po udhëtonin u rrëzua në shtetin Minas Gerais.

Zyra e shtypit e Mendonca-s tha në një deklaratë se producenti i saj, Henrique Ribeiro, ndihmësi Abicieli Silveira Dias Filho si dhe piloti dhe bashkë-piloti i avionit kanë vdekur gjithashtu. 

Marilia Mendonca u bë e famshme si një ikonë e stilit të muzikës country braziliane “sertanejo”, duke fituar një Grammy Latin 2019 për një album në këtë kategori.

Ajo kishte postuar në rrjete sociale një video duke hipur në avion përpara se të ndodhte tragjedia.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Marilia Mendonc?a (@mariliamendoncacantora)