Kryeministri Rama e ka nisur ditën duke bërë thirrje që të gjithë duhet të vaksinohen për të mos u ndodhur jashtë mundësisë së aksesit në mjedise publike.
Rama ka shpërndarë pamjet e luftës së përditshme të mjekëve me covid-19, ndërsa shprehet se sot ka një zgjidhje.
Postimi i Ramës:
MIRËMËNGJES
dhe me ftesën për të pavaksinuarit që të vaksinohen një orë e më parë, për të mbrojtur veten e për të mos u ndodhur jashtë mundësisë së aksesit në mjedise publike, nëqoftëse situata e dimrit do ta imponojë, ju uroj një fundjavë të mbarë
Kujtojmë se disa ditë më parë edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, paralajmëroi mundësinë për green pass për të gjithë baret dhe zonat e tjera të shërbimit për qytetarët.
