Nga Shqipëria / E Shtunë 6 Nëntor 2021, 00:12

Data e përvjetorit/ Donaldi bën gjestin e veçantë për Bora Zemanin nga Big Brother

Si sot para tre vitesh Donaldi ka lidhur dashurinë e tij me moderatoren Bora Zemani. Dhe sot aktori ka vendosur të bëjë një gjest shumë të veçantë nga shtëpia e "Big Brother".

Ai vendosi që brenda një kutie me ëmbëlsirë të vendoste varësen e tij dhe ta hidhte përtej murit.

Donaldi tha se shpreson se ditën e nesërme Bora do ta gjente këtë pako gjatë ardhjes së saj në ambientet e institucionit.