Nga Shqipëria / E Premte 5 Nëntor 2021, 20:08

Çfarë do të ndodhë në episodin 3 të 'H.O.T'

Ngjarjet në "H.O.T", kanë marrë një kthesë dinamike që pas takimit të Danit me Norën. Pak më parë Bjordi Mezini ka publikuar promon e episodit 3 që do të transmetohet këtë të diel dhe shohim se ngjarje tejet interesante na presin.

Dani shihet duke sqaruar Norën, Amanda i thotë Lorit se Dani e tradhton ndërsa kjo e fundit pranon të dalë në një takim me Gentin.

Po Alketa çfarë po kurdis?

Mbetet për t'u parë të dielën ora 20:00 në TV Klan.