Nga Shqipëria / E Premte 5 Nëntor 2021, 16:04

‘Më kanë kërcënuar me jetë’, Tea hap zemrën: Jam një ndër njerëzit më të bullizuar

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Tea Trifoni ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku e cilësoi veten si një ndër personat më të bullizuar në Shqipëri.

Ajo tha se gjatë kohës që ishte në “Përputhen” bullizohej shumë për peshën, ndërsa pas daljes për historinë Andi-Tea-Beart.

“Unë jam bullizuar masivisht. Ndoshta jam një ndër personat më të bullizuar në Shqipëri. Ka kaluar në ekstrem, ka kaluar në kërcënime me jetë, në mallkime, gjëra tmerrësisht të rënda. Ata nuk më njohin. Vinin 400 mesazhe për një orë, kam mbyllur rrjetet sociale, jam izoluar, ka patur raste kur s’kam dalë nga shtëpia", u shpreh Tea.