Kudo në media po përflitet se kompozitori i njohur Shpëtim Saraçi dhe bashkëshortja e tij Mira Konçi i kanë dhënë fund martesës së tyre shumëvjeçare.

Lajmi është bërë fillimisht i ditur nga “Alben.com”, mirëpo arsyet e ndarjes nuk janë bërë ende të ditura. Çifti u shpërngulën para katër vitesh në SHBA bashkë me familjen e tyre. Mira dhe vajza e tyre vazhdojnë të jenë atje, por Saraçi është kthyer në Shqipëri, ndërsa nuk dihet ku po qëndron i biri.

Për më tepër dyshja nuk ndiqen më as në rrjete sociale dhe kanë fshirë çdo foto të përbashkët.



