Nga Shqipëria / E Enjte 4 Nëntor 2021, 17:05

'Shehrezade' bëhet nënë për herë të tretë, zbulohet emri i vajzës

Aktorja turke Berguzar Korel është bërë nënë për herë të tretë nga martesa me Halit Ergenç, i njohur nga publiku shqiptar si “Sulejmani i Madhërishëm”.

Mediat e huaja raportojnë se Berguzar, e njohur nga roli i “Shehrezades”, ka sjellë në jetë një vajzë, të cilës i kanë vendosur emrin Leyla.

Berguzar dhe Halit Ergenç u martuan në vitin 2009. Ata u njohën nga telenovela “1001 netë”.