Nga Shqipëria / E Enjte 4 Nëntor 2021, 15:03

Hyrje të reja: Dy ‘super çuna’ bëhen pjesë e ‘Big Brother VIP’

Vajzat e “Big Brother VIP” kanë kërkuar që në shtëpi të futen djem beqarë pasi banorët aktualë janë ose të martuar, ose të lidhur.

Kjo kërkesë e tyre do të plotësohet, pasi pas hyrjes së Iglit(Lexo këtu), dy djem të tjerë do t’i bashkohen shtëpisë ditën e nesërme. Lajmin e ka bërë të ditur Arbana me anë të një postimi në rrjete sociale.

Ajo ka publikuar një video nga zyrat e “Top Channel-it”, ku një ndër vajzat e stafit shprehet “Dy super çuna nesër në Big Brother”.