Nga Shqipëria / E Enjte 4 Nëntor 2021, 15:03

Abuzoi seksualisht me vajzën e nipit, 53-vjeçari i bie murit me kokë në polici

53-vjeçari Kabil Hunda është vënë në pranga nga policia e Gjirokastrës nën akuzën e abuzimit seksual me vajzën e mitur të nipit të tij, 16-vjeç. E mitura ndodhet në spital pas pësimit të një hemorragjie, ndërsa 56-vjeçari nuk e pranon krimin.

Gazetari Elidon Berberi ka raportuar për “ABC News” se Kabil Hunda ka kaluar në gjendje të rëndë psikologjike pas arrestimit nga policia.

“Akuzat që më bëhen për përdhunim sistematik ndaj 16-vjeçares nuk janë aspak të vërteta. Nuk dua të jap asnjë shpjegim tjetër për to. Do të flas në një moment të dytë”, mësohet të ketë thënë ai.

Kabil Hunda ka goditur disa herë murin me kokë teksa oficerët e policisë gjyqësore e pyesnin.

Kujtojmë se e ëma e 16-vjeçares ka treguar se abuzimi ka nisur që para katër vitesh, por e bija iu ka thënë vetëm tani. (Lexo këtu)

Burimi: "Abc News"