Moderatori i “Fiks Fare”, Dorian Ramaliu dhe partnerja e tij Iva i kanë dhënë fund beqarisë. Dyshja e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë ditën e djeshme.

Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Dori, i cili ka publikuar disa foto të celebrimit në rrjete sociale. “Një jetë me ty! Dy vite bashkë dhe sot një familje. 3.11.2021 #burrëdhegrua”, ka shkruar ai krahas fotove.

Kujtojmë se Iva është në pritje të ëmbël. Dyshja do të bëhen së shpejti prindër të një djali.





