Ditën e sotme në fjalimin e saj nga foltorja e Kuvendit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se në Shqipëri do të vendoset “Green Pass” (certifikata e vaksinimit) për të hyrë në lokale dhe në strukturat e tjera të shërbimit.

“Si hyhet në një restorant apo bar në Europë? A hyhet me “Green Pass”? Do ta vendosim “Green Pass-in”? Si shkohet në strukturat e tjera të shërbimit? Do ta vendosim Green Pass-in”, është shprehur Manastirliu.

“Green Pass” do të shërbejë si pasaportë për të dëshmuar nëse një person është i vaksinuar, i mbrojtur nga Covid ose nëse është negativ.
