Një 53-vjeçar në Gjirokastër është vënë në pranga pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur. Bëhet fjalë për shtetasin K.H, banues në Libohovë, i cili dyshohet se në periudha të ndryshme kohore ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 16-vjeçare.
Vajza ndodhet në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe për t’iu nënshtruar ekzaminimeve të mëtejshme.
Materialet në ngarkim të 53-vjeçarit u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale më dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.
Burimi: ABC News
