Nga Shqipëria / E Mërkurë 3 Nëntor 2021, 23:11

Nami: Elvana dhe Capital T sjellin bashkëpunimin e tyre të dytë

Elvana dhe Capital T kanë gati hitin e rradhës dhe sot kanë publikuar një video ku japin lajmin e madh për fansat, duke zbuluar kështu pak nga kënga, pak nga videoklipi dhe datën e publikimit.

"Flake" titullohet kënga që Elvana e Capitali do e publikojnë të premten në orën 23:59.

Nga videoklipi shihet se Elvanën do e shohim me një stil ekstravagant, duke i dhënë motorrit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa)

Ndonëse vetëm pak mund të dëgjohet nga kënga fansat që tani janë të bindur se do të jetë një hit.

Ky është bashkëpunimi i dytë i Elvanës dhe Capitalit, duke kujtuar që edhe kënga e tyre "Fustani" u kthye në super hit në 2019.