Nga Shqipëria / E Mërkurë 3 Nëntor 2021, 09:09

Emocionuese/ Graniti surprizohet nga gruaja më e rëndësishme e jetës së tij

Mbrëmjen e djeshme Graniti u surprizua nga një ndër njerëzit e tij më të shtrenjtë, e ëma. Dyshja u përqafuan të përmalluar mes lotësh.

E ëma e këshilloi Granitin të mos tregohet i mbyllur, por të jetë i lirshëm me të gjithë banorët.

“Mos rri në një guackë të mbyllur. Ke ardhur të bësh një lojë të mirë. Nkto lirshëm nëpër shtëpi me të gjithë banorët. Luaje lojën si duhet. Është një eksperiencë shumë e bukur. Drita e mamit. E duartrokis dhe durimin tënd brenda si një djalë i padjallëzuar që je, si një djalë i sinqertë, por mos rri në guackë. Hapu me banorët. Unë krenohem me ty”, i tha ajo.