Të gjithë banorët ishin në një nominim të përgjithshëm gjatë këtyre ditëve, si pasojë e thyerjes së shpeshtë të rregullave të "Vëllait të Madh". Pas Palomës, i eliminuari tjetër ishte Sabiani.

Sabiani u eleminua gjatë spektaklit të sotëm, duke lënë kështu përfundimisht lojën për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Largimi i tij u pasua me shumë lot dhe emocione nga banorët e tjerë, veçanërisht Iliri me të cilin kishte krijuar shoqëri.

Iliri madje donte të merrte një vendim për të dalë nga shtëpia së bashku me të.

Iliri: E di që nuk hyra me Sabianin, por gjeta një vëlla. E kam shumë të vështirë.
Arbana: E fundit gjë që do të donte ishte të sakrifikoje lojën tënde për një vendim të publikut.



