
Diva e kinematografisë italiane, Ornella Muti në një intervistë së fundmi ka pranuar se në jetën e saj ka tradhëtuar vetëm një herë dhe këtë e ka bërë me kolegun e saj, Adriano Celentano.
"Kam tradhtuar vetëm një herë dhe e kam bërë me Adriano Celentano. Adriano nuk duhet ta kishte treguar, të paktën pa më thënë. Ta hajë dreqi. Me mua, e kanë provuar thuajse të gjithë. E kam kaluar gjithë jetën duke u mbrojtur nga meshkujt”, ka rrëfyer aktorja e famshme italiane.
Më tej ajo ka folur për periudhën kur nisi karrierën kinematografike.
“Xhirova filmin tim të parë ‘Nusja më e bukur’ në moshën 14-vjeçare. Nuk dija asgjë, më drejtonin të tjerët dhe vendosnin atë par mua”, tregoi Ornella.