Nga Shqipëria / E Martë 2 Nëntor 2021, 16:04

'Kur je komshi', Rama takon Leonardo Di Caprion

Kryeministri Edi Rama ndodhet prej të hënës në Glasgow të Skocisë për samitin e OKB-së për klimën dhe ngrohjen globale. Në samitin e Organizatës e Kombeve të Bashkuara, përveç krerëve të shteteve nga e gjithë bota marrin pjesë edhe shumë aktivistë, si aktori hollivudian me famë botërore, Leonardo di Caprio.

Di Caprio ka dalë në mbrojtje të lumit Vjosa në vendin tonë, duke kundërshtuar ndërtimin e një HEC-i aty. Në këtë samit, Leonardo di Caprio mesa duket ishte vendosur nga organizatorët pranë Kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Rama ka postuar në Instagram një foto me aktorin dhe shkruan: “Kur je komshi me Leonardo di Caprion dhe të lidh mbrojtja e Vjosës”.