Gjykata e Tiranës ka lënë në burg babain 27-vjeçar që dhunoi vajzën 6-vjeçare, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Ndërsa gjyshi dhe gjyshja e 6-vjeçares, prindërit e 27-vjeçarit thonë se e gjithë kjo është një farsë dhe manipulim.
Në një prononcim për emisionin “Shqipëria Live”, ata thonë se kjo është e krijuar gruaja e 27-vjeçarit dhe fisi i saj.
Gjyshi i 6 vjeçares: Nuk jemi të bindur, duhet të jetë një montazh manipulim, nuk e besoj kurrë, mund të jetë gruaja e tij me fisin e vet pas kësaj. Nëse vërtetohet se ai e ka prekur vajzën ashtu , djali s’do do të jetë djali im.
Gjyshja e 6-vjeçares: Unë mendoj që është e montuar, s’ka mundësi të jetë e vërtetë. Ata janë ndarë kur lindi vajza, patën tradhti, por ata e dinë vetë, e ka çuar burrin tim në polici, gjoja se e ka dhunuar burri im. Donte të na fuste në burg. Nuk na linte të takonim mbesën. Ajo më ka thënë që ka fol me vajzën dhe vajza ka thënë që s’më ka prek babi. Nusja ka pas interes me na bë keq, me na shujt si fis, më ka thënë ke për ta parë se çfarë do t’i bëj Mondit.
Burimi: Topchannel
