Ka ndërruar jetë një nga aktoret më të njohura turke, Semra Dinçer. Aktorja 56-vjeçare vuante nga kanceri në mushkëri. Lajmin e trishtë e bëri me dije këngëtari Haluk Levent në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

“Sapo humbëm aktoren tonë Semra Dinçer. Ngushëllime fansave të saj.”, ka shkruar mes të tjerash Levent.

Dinçer ka luajtur në 42 filma dhe seriale. Dinçer u bë e njohur për publikun shqiptar për interpretimin e saj në serialin Kuzey "Güney".

Aktorja la pas një djalë 27 vjeç.



