Së fundmi në media kanë qarkulluar lajme se këngëtarja e njohur, Linda Halimi është ndarë nga bashkëshorti i saj, Davon Edwards. Shkak është bërë mungesa e fotove krah tij në rrjete sociale.

Megjithatë, Linda i ka hedhur poshtë të gjitha duke i bërë të shoqit dedikimin me të ëmbël. Ajo ka publikuar në Facebook një foto të tij, krahas së cilës ka shkruar: “Gjithçkaja ime, përgjithmonë”.

Kujtojmë se Linda, Davon dhe vajza e tyre jetojnë prej vitesh në SHBA.






