Nga Shqipëria / E Hënë 1 Nëntor 2021, 20:08

Endri ua thotë troç vajzave të ‘Përputhen’: Më jeni dukur copë-copë

Në puntatën e sotme të “Përputhen” u transmetua takimi i Endrit me Ritvanën. Ai i tha se vajzat i janë dukur copë-copë nga ekrani, por me hyrjen në program ka ndryshuar mendim.

Kjo deklaratë e tij u komentua në studio, ku Endri sqaroi dhe arsyen e deklaratës së tij. Ai tha se nuk i pëlqenin debatet dhe argumentet e tyre.

“Shumë debate, shumë argumente nuk i kisha qejf”, u shpreh ai.