Nga Shqipëria / E Hënë 1 Nëntor 2021, 18:06

E fundit/ 7 viktima dhe ja sa raste të reja me Covid-19 u shënuan gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1930 testime dhe janë konfirmuar 197 raste të reja me Koronavirus. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon:

93 në Tiranë, 21 në Fier, 9 në Gjirokastër, nga 8 qytetarë në Kamëz, Sarandë, 7 në Durrës, nga 4 qytetarë në Skrapar, Tepelenë, Konispol, Vorë, nga 3 qytetarë Tropojë, Lezhë, Lushnje, Divjakë, Berat, nga 2 qytetarë në Gramsh, Elbasan, Mallakastër, nga 1 qytetar në Kukës, Kurbin, Krujë, Dibër, Bulqizë, Mat, Patos, Vlorë, Delvinë, Këlcyrë, Pogradec, Kolonjë, Poliçan, Peqin.

Ndërkohë kanë ndërruar jetë 7 pacientë, konkretisht një qytetar nga Elbasani 61 vjeç, tre qytetarë nga Tirana të moshave 68-78 vjeç, një qytetare nga Elbasani 74 vjeçe, një qytetare nga Pogradeci 83 vjeçe, një qytetar nga Berati 86 vjeç.

Janë 7,717 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 166 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 229 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 174,849 që nga fillimi i epidemisë.