Në “Big Brother VIP” ka nisur prova javore. Në shtëpi ka vazhdimisht ndodhi të çuditshme, por banorët nuk duhet të reagojnë, përndryshe penalizohen.

Moderatorja Arbana Osmani është futur brenda shtëpisë, ka ecur mes banorëve pa thënë asnjë fjalë, e këta të fundit janë munduar shumë ta injorojnë.

“Uaa”, kanë thënë fillimisht Semi dhe Graniti, por e kanë kaluar shpejt duke iu kujtuar prova javore.



