Atmosfera festive e Halloween nuk mungoi mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e "Big Brother VIP". Madje banorëve u erdhi edhe një tortë të cilës ata nuk i rezistuan dot.

Semi, Fifi, Monika e Arditi iu futën tortës me duar duke e shijuar, veprim i cili nxiti dhe shumë komente.

Komentuesit në faqjen zyrtare të "Big Brother VIP", e kanë krahasuar këtë veprim me rastin e Festës së Pavarësisë, ku qytetarët iu sulën tortës duke e mbledhur me duar.

Komentet:
"Merrni naj pirun se na e shpifet tu ngren me duar"
"Na kujtove torten e Pavaresisë o Fifi"
"Perfundimisht shqiptaret kane reagime te cuditshme kur jane para tortes"
"Kot me ju pyt kto jan vipaaa??? Ma shpifen dhe fifi qe lepin gishtat e kto tjeret han mbas asaj".







