“Squid Game” ka arritur të bëhet një ndër serialet më të ndjekura në Netflix në më pak se një muaj. Seriali është kthyer tashmë edhe në një frymëzim për festën e Halloween dhe modelja e njohur, Dorina Gegiçi ka qenë një ndër to.

Dorina i ka habitur të gjithë ndjekësit me imazhet e fundit në Instagram duke u shfaqur si një personazh shumë i komentuar nga publiku.

Vihet re se Kang Sae-byeok dhe Dorina kanë një ngjashmëria të frikshme.

Madje komentuesit e kanë cilësuar modelen si sozinë e aktores.






