Nga Shqipëria / E Diel 31 Tetor 2021, 21:09

E ndoqët? Ja çfarë ndodhi në episodin e dytë të serialit H.O.T

Pas një jave në pritje, mbrëmjen e sotme u transmetua episodi i dytë i serialit “H.O.T” dhe ngjarjet morën rrjedhë krejt tjetër. Shpëtimi ende nuk di asgjë çfarë ka ndodhur mes Danit dhe Xhenit, por vazhdon të bashkëpunojë me të. Amanda nga ana tjetër nis të dyshojë dhe Lori ia bën më lëmsh mendimet duke i treguar haptazi se Dani e tradhton. Ky i fundit ndihet fajtor për çfarë ka ndodhur dhe sikur të mos mjaftonte kjo, ish-e dashura e tij, Nora rikthehet. Dani nis të ndjejë të njëjtat emocione si dikur dhe pas takimit të tyre të parë pas kaq kohësh, e fton në shtëpinë e tij. Aty nuk e dinte se e priste një surprizë: Amanda.

Gjithashtu u zbulua se Alketa, drejtoresha e agjencisë bashkëpunon me Aleksin, vëllai i Amandës dhe njëkohesisht djali i pronarit të agjencisë, në një tentativë për të vjedhur kompaninë. A do ia dalin mbetet të zbulohet në vazhdim.

Episodi përfundoi në një pikë kulminante duke na bërë shumë kuriozë ç’do ndodhë në vazhdim. Na mbetet të presim të dielën tjetër e deri atëherë, nëse nuk arritët ta ndiqnit episodin e dytë, e gjeni në aplikacionin Klani im.