“Big Brother” vendosi të dënojë Ilirin dhe Donaldin pas sherrit mbrëmjen e djeshme. Dyshja kanë si detyrë të pasojnë një top për dy orë, pa e lënë të bjerë në tokë.

Topi duhet pasuar brenda 10 sekondave pavarësisht se ku ndodhen, gjatë ngrënies, në dhomën e rrëfimit, madje dhe në tualet.

Pak para se të fillojnë, Monika ka këshilluar Ilirin e ndër të tjera ka ironizuar Donaldin.
“Në 10 sekonda çlodhni duart. Ti mirë, po ai tjetri…se ai bebush është. Mos mendo se është i formuar fizikisht si ti, bebush është…Më falni që e thashë kaq hapur mendimin tim”, është shprehur ajo.




