“JOQ Albania” ka raportuar një ngjarje tronditëse të ndodhur së fundmi një Kamëz. Një 6-vjeçare e dhunuar nga babai është shtruar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore dhe psikologjike.
R.K, 27-vjeç është vënë në pranga dhe ka deklaruar në polici se vajza e bezdiste kur ata ishin vetëm në shtëpi, teksa e shoqja ishte në punë. Mirëpo në trupin e të miturës janë gjetur shenja të theksuara dhune dhe abuzimi seksual.
Burime nga spitali kanë deklaruar për “JOQ” se sipas të miturës, mamaja e zhvishte dhe babai e përdhunonte.
Deklarata:
“Ajo e mitura 6-vjeçare ka dy ditë në spital te urgjenca në operacion. Ka ardhur të enjten në mbrëmje në 2 të natës, e kishte përdhunuar i ati. Tregonte ku mamaja e zhvishte, i ati e përdhunonte, domethënë aq në gjendje të keqe ka qenë. Tmerr me sy do kishit parë Nëse do e shihnit. Organet jashtë ja kishte nxjerrë. S’di o Zot mos na sprovo me njerëz të tillë, se veç prindër nuk ishin ato”.
